Telegrafi

Robin Krasniqi i kërkon përballje kamponit të botës Rocky Fielding

Robin Krasniqi, që është kampioni aktual evropian në kategorinë super të mesme, i ka dërguar ftesë nëpërmjet rrjeteve sociale, kampionit botëror në versionin WBA, Rocky Fielding për një dyluftim për titullin e botës.

Krasniqi ka fituar para dy muajsh ndaj Stanislav Kashtanov, me vendim unanim të gjyqtarëve.

“Sikur kampion evropian dua që titullin e kampionit të botës ta sjelli në Gjermani. Të takohemi këtë vit, unë jam i gatshëm të ballafaqohem me ty”, ka shkruar Krasniqi.

Titullin e kampionit të botës, Fielding e fitoi këtë muaj me 14 korrik në Offenburg të Gjermanisë duke mposhtur gjermanin e pamposhtur, Tyron Zeuge me nokaut teknik në raund të pestë.

Fielding e dominoi plotësisht duelin ndaj gjermanit që ishte i favorizuar.

Rocky Fielding

Fielding është boksier i kompanisë së madhe Matchroom Boxing e promoterit Eddie Hearn, njërit ndër më të fuqishmit në botë.

Nëse Fielding pranon përballjen me Krasniqin, ai do të kërkojë që mbrojtjen e parë të titullit ta zhvillojë në Britaninë e Madhe, nga vjen ai. /Telegrafi/