Telegrafi

Robin Krasniqi dhe Marigona tashmë zyrtarisht të fejuar

Ata prej kohësh kanë nisur një romancë dashurie që u përfol mjaft shumë edhe në shtypin rozë.

Bëhet fjalë për boksierin e njohur shqiptar, Robin Krasniqi dhe modelen Marigona Krasniqi.

Ndonëse u komentuan në masë të madhe për një fejesë të mundshme, çifti zyrtarisht këtë e bënë vetëm pak ditë më parë.

Robert Krasniqi dhe Marigona (Foto: Instagram)

Në fotografitë që qarkulluan në rrjete sociale, dyshja duket se i kanë thënë ‘PO’ njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu Robin Krasniqi flet për herë të parë për lidhjen me Marigona Krasniqin: Në të ardhmen do të jemi një shembull shumë i mirë për një familje të shëndoshë

Në ceremoninë e vogël të organizuar me miqtë e familjen, të njëjtit shfaqen mjaft elegant e të kuruar në çdo detaj.

Ata po ashtu bënë me dije se në vitin 2022 do të bëjnë edhe dasmë, por që akoma nuk kanë njoftuar për datën reale.

Kjo ndërkohë është fejesa e dytë për Krasniqin, pas asaj me modelen Heidi Lushtaku. /Telegrafi/