Prej kohësh kanë qarkulluar thashethemet se boksieri shqiptar, Robin Krasniqi ishte në një romancë me modelen e njohur, Marigona Krasniqi.
Por, vetëm pak kohë më parë dyshja pranuan publikisht se janë në lidhje madje raportet e tyre i kanë dërguar në një nivel tjetër duke u fejuar.
Por, së fundmi dyshja e njohur kanë lënë të kuptohet se ata tashmë edhe janë martuar, dhe kjo duke u bazuar në postimet që kanë bërë të dy në llogaritë përkatëse në Instagram.
Në disa postime që kanë bërë sonte (e premte), ata i janë referuar njëri-tjetrit si burrë dhe grua, duke thënë se të tillë janë që nga dita e sotme.
“Me burrin tash e tutje”, ka shkruar modelja në një postim ku shihet përkrah boksierit, ndërsa ky i fundit e quajti nuse.
Ndërkohë, sot gjatë ditës Robin Krasniqi gjithashtu ka vizituar edhe Xhamin Mati 1 në Prishtinë, këtë e ka bërë të ditur hoxha i kësaj xhamie, Fadil Musliu, i cili postoi disa fotografi përkrah Krasniqit. /Telegrafi/