Boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku ka tash e një kohë që janë në lidhje.
Ata ndajnë së bashku çdo moment, ndërsa planet e tyre për martesë nuk duket të jenë të largëta.
Kështu të paktën kanë bërë të ditur vet ata gjatë një intervistë për mediat zvicerane.
Në intervistën e tyre të parë së bashku, çifti kanë rrëfyer për mënyrën se si janë njohur, ndërsa kanë treguar se vera 2018 me shumë gjasë do të jetë vera e cila do t’i gjejë të martuar çiftin.
Heidi dhe Robin kanë qenë dy emra mjaft të përfolur këtë vit, kjo për shkak të mbështetje së madhe që Heidi i jepte në çdo ndeshje boksi të dashurit të saj. /Telegrafi/