Site icon Telegrafi

Robin Krasniqi bëhet baba për herë të parë

Foto: Screenshot/Instagram

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, modelja Marigona Krasniqi, kanë mirëpritur ditën e sotme (e hënë) një djali.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale, nga një postim i bërë nga vëllai i Robinit, Qëndrim Krasniqi.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ju prezantoj me babanë më të ri Robin Krasniqi. Urime Robin&Marigona”, thuhet në postim.

Lexo po ashtu Robin Krasniqi: Kam qejf të kem shumë fëmijë, por nuk e di sa e përballon Marigona

Të njëjtit këtë vit kanë qenë një nga çiftet më të përfolura në shoubizin shqiptar për shkak të dasmës që organizuan.

Ata mes tjerash u fejuan në fillim të këtij viti dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në Gjermani.

Lindja e fëmijës po ashtu duket të jetë realizuar në Gjermani, ku Krasniqi jeton dhe vepron prej shumë vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version