Site icon Telegrafi

Robin Hoodi akuzohet për vjedhje identiteti

Autoritetet njoftuan se një burrë 34 vjeçar i quajtur Robin Hood e gjeti kuletën e dikujt në qendër të qytetit Denver dhe filloi ta përdorë emrin e atij njeriu në përpjekje për t’i shpëtuar policisë pasi kishte një fletëarrest.

Hood u tha hetuesve se ai po hetohej për përdorim droge. Ai shtë akuzuar të premten për vjedhje të identiteti dhe imitim.

Autoritetet njoftuan se identiteti i vërtetë i Hoodit është zbuluar teksa një i punësuar në një dyqan muzikor e ndaloi pasi ai po dilte nga dyqani pa paguar për tri kapela bejsbolli më 6 janar. Pastaj gjykata lëshoi një fletëthirrje për të. /Telegrafi/
 

Exit mobile version