Site icon Telegrafi

Robin Haxhi Krasniqi të shtunën përballet me Dominic Bosel

Krasniqi dhe Bosel (Foto: Eroll Popova)

Në Magdeburg të Gjermanisë do të zhvillohet nesër meçi i shumë pritur i boksit në mes të Robin Haxhi Krasniqit dhe Dominic Bosel.

Për Krasniqin i cili i ka humbur dy mundësitë e mëparshme për tu bërë kampion kjo parashikohet të jetë “tiketa” e fundit e karrierës dhe mundësia e fundit për të mbajtur një titull mbi supe.

Kundërshtari i Krasniqit, Bosel aktualisht është kampion në WBA dhe IBO teksa ka edhe rekord fantastik prej 30 fitore dhe vetëm një humbje.

Krasniqi dhe Bosel (Foto: Eroll Popova)

Boksieri me origjinë shqiptare në anën tjetër në karrierën e tij ka zhvilluar 56 meçe, prej të cilave 50 i ka fituar dhe 6 i ka humbur.

Ndeshja parashikohet të jetë e zjarrtë dhe e barabartë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version