Telegrafi

“Robi plaket kur don vet” – një show si asnjëherë më parë

Flitej prej kohësh në media se Robert Berisha do të fillojë me një “Late Night Show”, një format i veçantë, një emision i ri i quajtur “Robi plaket kur don vet!”.

Mbrëmja e parë e këtij emisioni pa dyshim që ishte e mbushur me surpriza, mysafirë të veçantë dhe nën drejtimin e Robert Berishës çdo moment ka qenë i mbushur me humor, batuta dhe sharm.

Ky show filloi me shumë ngjarje duke filluar nga hyrja e Robertit, e gjerë tek hyrja e mysafirëve që nuk u mjaftuan me një mirëpritje por me dy.

Të ftuar kësaj radhe ishin Gjiko dhe Ana Kabashi. Gjiko hyri njëherë vetë e pastaj me një motorçikletë për ta bërë më të veçantë dhe tha “E qekjo osht’ hymje” ndërsa Ana këndoj këngën e Gjikos “Ana” dhe u zbulua që këta të dy kanë vijuar mësimet në të njëjtën shkollë të mesme.

Muzikë, të qeshura, rubrika interesante dhe të ftuar të ndryshëm janë ato që do të përbëjnë këtë format.

Mos e humbisni çdo të dielë, në ora 23:15 në Klan Kosova.