Telegrafi

Robertson: Ndaj Portos duhet të japim maksimumin, janë të rrezikshëm në shtëpi

Andrew Robertson (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi anësori i Liverpoolit, Andrew Robertson, insiston se kualifikimi i Reds në gjysmëfinale nuk është aspak i sigurt.

Skocezi ka respekt maksimal për Porton dhe thotë se ata dinë të befasojnë në stadiumin e tyre.

“Fitorja 2-0 në shtëpi është një rezultat i mirë, por tani kemi një ndeshje të vështirë si mysafirë. Porto është skuadër tjetër në shtëpi. Ne duhet të jemi në 100 për qindëshin tonë,  shpresojmë të sigurojmë një vend në gjysmëfinale”.

Lexo po ashtu Carragher shpjegon pse Mane është më i rëndësishëm për Liverpoolin se Salah

“Kemi qenë në Porto më parë dhe e dimë çfarë të presim. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e fundit. Ishim shumë të mirë për ata në vitin e kaluar, por tani kanë ekip ndryshe”.

“E dimë sa vështirë do të jetë, por do jemi gati. Gjithçka është për të kryer punë”, ka thënë Roberson. /Telegrafi/