Andy Robertson ka thënë se Liverpooli tani është i përqendruar vetëm në fitimin e titullit këtë sezon në Ligën Premier.
Liga Premier ka konfirmuar tashmë se do t’i kthehet futbollit të luajtur më 17 qershor, pas një pezullimi prej më shumë se muajsh shkaku i coronavirusit.
Liverpoolit i duhet vetëm dy fitore nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit për të siguruar titullin dhe Robertson konfirmon se fokusi i tyre është pikërisht fitimi i trofeut.
“Drita në fund të tunelit sapo erdhi pas rikthimit në stërvitje, për të qenë i sinqertë. Disa herë, kishte disa ditë që nuk mendonit se do të ishte e mundur, por tani jemi përsëri këtu, ne mund të presim dhe të shikojmë në hapin tjetër”, ka thënë fillimisht Robertson për faqen zyrtare të klubit.
“Pastaj, siç thashë, shpresojmë që me ndeshjet që kemi marrë para nesh, ne mund t’i rikthehemi përsëri”.
“A do të dëshironim të luanim para 55,000 njerëzve në Anfield? Sigurisht që do të donim. Ndeshjet fituese ose çfarëdo tjetër pa tifozët nuk do të ndjehen njësoj, por është diçka që ne e dimë se duhet të kalojmë dhe është diçka që e dimë se në shtëpitë dhe gjërat e tyre ata do të na mbështesin si të çmendur dhe do ta ndiejmë atë mbështetje”.
“Shpresojmë që të mund të festojmë së bashku titullin nëse e përfundojmë punën – dhe do të ketë kohë ta festojmë kur koha të jetë e duhur”, përfundoi mbrojtësi i majtë. /Telegrafi/