Site icon Telegrafi

Robertson arriti në Kosovë, Gërvalla: Kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm

Në orët e vona të mbrëmjes, kryediplomatja Donika Gërvalla ka pritur në Aeroportin e Prishtinës, ish-ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Lordin George Robertson.

“Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa mënjeherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s,” shkruan Gërvalla.

Duke shtuar se, Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.

“Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.”

Exit mobile version