Site icon Telegrafi

Roberto Martinez flet për shanset e Belgjikës në Kupë e Botës: Është rasti i fundit për të fituar diçka me këtë brez fenomenësh

Kombëtarja e Belgjikës ka vite që qëndron në krye të ranglistës së shtëpisë më të madhe të futbollit botëror FIFA.

Emra të mëdhenj luajnë për këtë Kombëtare, por pa arritur kurrë të fitojnë ndonjë gjë të rëndësishme.

Suksesi më i madh i belgëve në një Kampionat Botëror është se kanë zënë një herë vendin e tretë dhe një herë tjetër vendin e katërt.

Ndërkohë sa i përket Kampionatit Evropian, Belgjika një herë përfundoi e dyta dhe një herë e treta.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez është i vetëdijshëm për lojtarët që ka në radhët e veta, por thotë se është rasti i fundit të fitojnë diçka të rëndësishme.

“Do të luajmë edhe tre ndeshje përpara nisjes së Kupës së Botës, kështu që do të marrim informacionin që na nevojitet në lidhje me gjendjen dhe formën tonë”.

“Kemi disa lojtarë të cilët kur janë në formë, janë gjithmonë aty për të bërë diferencën”.

“Është rasti ynë i fundit për të fituar diçka. Ne kemi një grup historik të rëndësishëm, shumë kampionë, një brez fenomenësh që na kanë bërë të jemi numri një në renditjen e FIFA-s, por nuk kemi fituar asgjë. Është një nga shanset e fundit që kemi”, deklaroi Martinez. /Telegrafi/

Exit mobile version