Telegrafi

Roberto Carlos tregon fituesin e ‘Topit të Artë’

Legjenda e futbollit brazilian Roberto Carlos është i bindur se ‘Topi i Artë’ për këtë vit do të shkojë në duart e Cristiano Ronaldos.

Portugezi shihet si favoriti kryesor për ta fituar për të katërtën herë këtë çmim, pas sukseseve që ka pasur me Real Madridin dhe triumfit në Euro 2016 me Portugalinë.

“Ronaldo e ka fituar tashmë ‘Topin e Artë’ ”.

Lexo po ashtu Top 20 klubet që shesin më së shumti fanella (Foto)

“Lëndimi që ka pësuar në finalen e Kampionatit Evropian, i ka marrë kohë që të kthehet në formën më të mirë, por shumë shpejt do të shohim Cristianon të cilin e njohim të gjithë”, ka nënvizuar braziliani.

Lista me 30 futbollistët që do të jenë në garë për Topin e Artë do të shpallet më 25 tetor, derisa fituesi do të mësohet në fund të këtij viti.

Edhe ish lojtari portugez Simao ka thënë të njëjtën gjë, duke e parë Ronaldon si fitues të ‘Topit të Artë’. /Telegrafi/