Ish-futbollisti i Real Madridit, Roberto Carlos, në një intervistë për 443, u pyet për t’i renditur legjendat e Los Blancos nga vendi i parë në të pestin.
Është një sfidë e njohur në rrjetet sociale në të cilën njeriu nuk e di se cilët emra do t’i dalin
Carlosit i ranë emra si Zinedine Zidane, vetja e tij, Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Ronaldo Nazario.
Në një përzgjedhje të tillë legjendash, Carlos vendosi në vend të parë Luka Modric. Në vendin e dytë ishte Cristiano Ronaldo, i treti Zidane dhe i katërti braziliani Ronaldo. Carlos e vendosi veten në vendin e fundit, të pestë.
Sot, 51-vjeçari Roberto Carlos punon si ambasador i Real Madridit. Ai ka një karrierë të shkurtër dhe jo shumë të suksesshme si trajner në Turqi. Ai drejtoi Sivassporin dhe Akhisarsporin.
Në karrierën e tij si lojtar, ai kaloi 11 vite në Real Madrid, ku shënoi 70 gola. Ai luante në pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe shquhej për goditjen e tij të fortë. /Telegrafi/