Telegrafi

Roberto Carlos përsërit golin legjendar nga goditja e lirë pas më shumë se 20 vitesh

Ishte data 3 qershor i vitit 1997 kur Roberto Carlos shënoi një ndër golat më të mirë në karrierën 15-vjeçare futbollistike.

Braziliani ka realizuar një gol të pabesueshëm në një ndeshje midis Francës dhe Brazilit, kur dërgoi topin në gol pas goditje dënimi.

Shënuesi i golit, i cili “kundërshtoi ligjet e fizikës” me trajektoren që morri topi së pari duke i ikur murin të gjallë dhe papritmas përfundoi në rrjetën e portierit, Fabien Barthez.

Të njëjtën që e përsëriti sërish e përsëriti pas më shumë se 22 vjetëve, por tani gjatë një argëtimi me miqtë.

Si një “plak i gjallë”, në moshën 46-vjeçare pas një ndeje me ish-portierin kombëtares portugeze, Vitor Baia.

Portieri legjendar ishte i pafuqishëm pasi Roberto Carlos ende ka një “raketë në këmbë” dhe realizoi golin pothuajse të njëjtë si në vitin 1997. /Telegrafi/