Ndeshja e cila luhet me 6 shtator në stadiumin e Prishtinës, pritet të jetë ndeshje spektakulare. Klubi turk udhëhiqet nga ish futbollisti i famshëm i Brazilit e Real Madridit, Roberto Carlos.
Ndryshe, organizimi po kryhet ne mënyrë perfekte kurse biletat pritet te jenë me çmim të arsyeshëm. Për ta dëgjuar mesazhin e Carlosit ndiqeni videon në vazhdim. /Telegrafi/