Robert Berisha megjithëse pjesë e skenës muzikore prej vitesh, tashmë ka vendosur të hyjë si këngëtar.
Kënga e parë e tij do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit kanë nisur sot nga produksioni “Entermedia” dhe po realizohen në Prishtinë, transmeton Indeksonline.
“Made in Albania” mban titullin kënga, e cila pritet të publikohet brenda pak ditësh.
Kënga është ritmike ndërsa Roberti ka paralajmëruar se pas kësaj kënge do të vijë me një tjetër këngë ritmike gjatë muajit korrik.