Në edicionin e kësaj jave të emisionit “Thumb” nga gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, që transmetohet çdo të shtunë në 20:05 në Top Channel, është vënë në fokus lajmi që ka qarkulluar për këngëtaren Nora Istrefi, ku thuhej se kjo e fundit ka fituar të drejtën e studimit në Universitetin e Sporteve edhe pse ka marrë 0 pikë në provimin e maturës.
Lidhur me këtë, Aulona dhe Fatma kanë kontaktuar me bashkëshortin e Norës, Robert Berishën.
Ai ka sqaruar për “Thumb” se Nora është pranuar dhe pse nuk është e sigurt a do ta vazhdojë shkollën pasi është njëkohësisht edhe në Akademinë e Arteve duke bërë Master.
Ai gjithashtu ka shtuar se është pranuar pa bërë provimin e maturës pasi merret me palestër prej 10 vitesh dhe nuk ka pasur nevojë për të provuar aftësitë e saj. Ai e ka mbyllur duke thënë se si në shumicën e rasteve, portalet shkruajnë gjëra të pavërteta.