Robert Berisha ka folur për detaje të shumta të jetës së tij private në emisionin EliteZonë.
Muzicienti ishte mysafir i Elita Rudit, ku bukuroshja nuk ka hezituar ta pyes edhe për një aferë të spekuluar të tij me një femër misterioze e cila pohon se fëmiu i saj është i Robertit.
Për bashkëshortin e këngëtares Nora Istrefi, të gjitha këto janë spekulime pa asnjë kupim.
“Të gjithëve këto mund t’i ndodhin, fytyrave publike, që dikush të dalë e të thotë se është fëmiu yt. Jo, në rastin tim nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh Roberti.
Është hera e parë që Roberti shprehet për vajzën jashtë martese që tash thotë se nuk është e tij. /Telegrafi/