Telegrafi

Roberti pranon se ishte gati të rrahë gazetarët për një lajm rreth Nora Istrefit

Robert Berisha, Ermal Fejzullahu e Blero Muharremi u bënë bashkë për të diskutuar mbi temën se si është të rrisësh një fëmijë nën vëmendjen e medias.

Në diskutim e sipër mbi median online, Roberti rrëfeu një histori të ndodhur së fundmi.

Lexo po ashtu Nora joshë me veshjen transparente në koncert

Ai tregoi që ka humbur qetësinë nga një lajm në një prej mediave online për gjoja ‘urinim të Norës’ në skenë.

Kjo ka bërë që Roberti t’i mësyj zyrat e redaksisë i tensionuar teksa siç tregoi këngëtari i ‘Qysh pe lojna’, ai mund të kishte shpërndarë edhe dajak.

Berisha shtoi që nëse nivel i shkrimeve të tilla përsëritet, ai nuk do reagojë më qetësisht ndërsa paditjen, shkaku i zvarritjeve në gjykatë nuk e sheh si opsion për ta përfillur. /Prive/Telegrafi/