Site icon Telegrafi

‘Roberti’ i “Familjes Moderne” ka ndryshuar me kalimin e viteve, tani krah vetes ka edhe të dashurën e tij (Foto)

Të gjithë e mbajnë mend serialin e famshëm vendor “Familja Moderne”.

Ai mblidhte pranë vetes shqiptarët çdo të diele, teksa sillte skena nga më të ndryshme humoristike me personazhet e veçanta të tij.

Një ndër më të vegjlit që ka luajtur në këtë serial është Lekë Berisha, i cili luante rolin e ‘Robertit’, djali të madh të personazhit ‘Ardi’, që luhej nga aktori Armond Morina.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndryshe, për ata që nuk e njohin, Leka është djali i regjisorëve të famshëm Fatos dhe Vjosa Berisha.

Me kalimin e viteve ai ka ndryshuar shumë, pasi është rritur, dhe statusi i tij emotiv nuk është i njëjti.

Kjo pasi tash e një kohë ai është në lidhje dashurie me me bukuroshen nga Prishtina Gemza Burgija.

Në rrjetet e tyre sociale, mund të njiheni me plot fotografi të çiftit. /Telegrafi/

Exit mobile version