Ndarja e këngëtarit Robert Berisha me partneren e tij, këngëtaren Nora Istrefi bëri bujë të madhe gjithandej.
Ndonëse u distancuan muaj më parë, të nëjtit vazhdojnë të jenë në fokus dhe shumë të përfolur edhe në ditët e sotme.
Së fundmi, një fotografi e publikuar në rrjetet sociale nga Roberti bashkë me Norën mori vëmendje mjaft të madhe, duke u komentuar tejet shumë.
Në fakt, artisti shqiptar ka hedhur një fotografi në InstaStory me disa miq të tij, në mesin e të cilëve janë edhe këngëtarja Jehona Sopi dhe ish-partnerja e tij, Nora.
Me këtë të fundit, duket se Roberti dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira, pasiqë kanë edhe një vajzë së bashku, Renee.
Megjithatë, në shumë nga intervistat e tij, Roberti ka deklaruar se nuk janë divorcuar dhe se ruajnë raporte të mira, meqë ishin së bashku prej më shumë se 14-vitesh. /Telegrafi/