Telegrafi

Robert Wright zyrtarisht në krye të Raiffeisen Bank

Emërimi i tij është bërë nga Raiffeisen International, Institucioni ëmë i Raiffeisen Bank në Kosovë, ndërkohë aprovimi zyrtar i emërimit të Wright është bërë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Robert Wright ka filluar me ushtrimin e detyrës së tij të re në korrik 2009.

Ndryshe Wright deri më tani ishte Anëtar i Bordit për Biznesin Retail në kuadër të Raiffeisen Bank Shqipëri.

Ai pas vetes ka një përvojë të gjatë më se 20 vjeçare në Evropë dhe Lindjen e Mesme duke mbuluar të gjitha aspektet e Bankingut të Konsumit dhe Biznesit.

Përgjegjësitë e tij në Raiffeisen Bank Shqipëri kanë përfshirë: rrjetin e degëve, ATM-të, marktingun, zhvillimin e produktit dhe zhvillimin e biznesit në tregun e Individëve dhe Biznesit të vogël e të Mesëm. /Telegrafi/