Telegrafi

Robert Wright, drejtor i ri në Raiffeisen Bank Kosovë

Wright emërimi i të cilit pritet të aprovohet nga Banka Qendrore e Kosovës, do të merr detyrën nga Bogdan Merfea. 

Wright pritet që të fillojë me ushtrimin e detyrës së tij nga fundi i Qershorit; së fundi ai ishte Anëtar i Bordit Menaxhues përgjegjës për Retail banking në kuadër të Raiffeisen Bank Shqipëri.

Robert Wright është 52 vjeçar dhe ka më se 20 vjet përvoje në retail banking në Evropë si dhe Lindjen e Mesme duke mbuluar të gjitha aspektet e biznesit të konsumit dhe bankingut të biznesit.

Përgjegjësitë e tij në Shqipëri përfshinin rrjetin e degëve, ATM-të, marketingun, zhvillimin e produkteve si dhe zhvillimin e bizneseve ne tregun e individëve private dhe ndërmarrjeve të mesme, thuhet në komunikatën e kësaj banke. /Telegrafi/