Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në llogaritë e tyre në Instagram.
Ndonëse rrallëherë postojnë imazhe së bashku, ata së fundmi publikuan një video duke kaluar kohë me njëri-tjetrit.
Kjo video bëri që të zgjojë vëmendjen e gjerë të shtypit rozë, duke qenë se janë tejet të përfolur për lidhjen e tyre.
Roberti dhe Ana Skrel u shfaqën duke u përqafuar me njëri-tjetrin gjatë një ndeje, derisa këngëtari i njohur nuk ndalej së puthuri.
Lidhja e tyre ka qenë tejet e përfolur, qëkur u bë e ditur se ka nisur një romancë mes tyre. /Telegrafi/