Edhe Batmani me një fustan me temina
Shtëpia franceze e modës “Dior” ka mbajtur një revy të veshjeve të meshkujve për sezonin vjeshtë/dimër 2023 në Paris, dhe më të dalluarit në audiencë ishin zemërthyesit anglezë Robert Pattinson dhe David Beckham, i cili erdhi me djalin e tij 17-vjeçar Cruz.
Modelet e shtëpisë së famshme janë androgjenë, transmeton Telegrafi.
Batmani i fundit dhe ylli i “Twilight Saga”, aktori 36-vjeçar Robert Pattinson, i cili në disa raste u shpall mashkulli më i bukur në botë, kishte një veshje androgjene.
(jack_bsst) pic.twitter.com/D06n6FZdAI
— Robert Pattinson Photos | Fansite (@pattinsonphotos) January 20, 2023
Ai u shfaq me një fustan blu me temina, çizme të zeza dhe çorape deri te gjuri, të veshura me një xhaketë leshi ngjyrë kafe të stilit aviator dhe një pulovër të verdhë me zinxhir.
Fundi është një prerje e preferuar nga yje si Brad Pitt, i cili e veshi atë në premierën e filmit të tij “Bullet Train” verën e kaluar.
/Telegrafi/