Telegrafi

Robert Pattinson planifikon të fejohet së shpejti me modelen Suki Waterhouse

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse dyshohet se kanë diskutuar që të fejohen së bashku.

Ylli i “Twilight”, 34 vjeçar, dhe modelja, 28 vjeçare, thuhet se kanë menduar të fejohen së shpejti, por që akoma nuk ka ndonjë gjë zyrtare, sipas E! News.

Një burim pranë tyre, tha: “Rob dhe Suki patjetër që kanë diskutuar të fejohen por nuk janë në nxitim”.

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse (Foto: Getty Images)

“Suki nuk po e bën atë nën presion dhe ata të dy janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit”.

Duke folur për lidhjen e tyre, burimi vazhdoi: “Ata janë një kombinim shumë i mirë. Ata janë duke kaluar kohë të mirë së bashku në Mbretërinë e Bashkuar, lidhja e tyre veçse po rritet dhe po bëhet më e fortë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Robert Pattinson

Çifti filluan takimet në vitin 2018, të cilët për herë të parë u fotografuan së bashku në Notting Hill.

Suki Waterhouse (Foto: Instagram)

Të njëjtit edhe gjatë vitit të kaluar u spekuluan për një fejesë të mundshme, pasi kaluan një pjesë të madhe në shtëpinë e Waterhouse në Londër.

“Suki dhe Roberti kanë një ndikim të madh te njëri-tjetri, prandaj ai po kalon Krishtlindjet me të”.

Sidoqoftë, presim të shohim në vazhdim se si do rrjedh historia e dashurisë së dyshes së famshme. /Telegrafi/

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse (Foto: Getty Images)