Me gjithë puthjet publike dhe përpjekjet për të kërcyer me Suki Waterhouse në rrugët e Londrës gjatë fundjavës së kaluar, Robert Pattinson në të vërtetë nuk e ka aq serioz për marrëdhëniet e tyre.
Një burim i tha revistës amerikane “E!” se dyshja “rastësisht janë takuar” dhe se nuk ka asgjë mes tyre.
Pattinson dhe Waterhouse janë takuar më parë dhe kanë shumë miq të ndërsjellë, të cilët kanë folur për mediat amerikane.
“Rob pëlqen të argëtohet kur ka pushime në mes të xhirimeve dhe me Sukin kalon një pjesë të madhe të kohës”, tha një burim.
Aktori është duke jetuar çdo moment jetësor gjersa Waterhouse gjatë muajve të kaluar kishte përfunduar marrëdhënien trevjeçare me FKA Twigs.
Ndryshe, Pattinson ka qenë në lidhje për kohë të gjatë me aktoren e filmit, “Twilight”, Kristen Stewartin. /Telegrafi/