Telegrafi

Robert Patrick: Billy Idol është dashur të paraqitet në vendin tim te “Terminator 2”

PARK CITY, UT - JANUARY 25: Actor Robert Patrick of "Hellion" poses for a portrait at the Village at the Lift Presented by McDonald's McCafe during the 2015 Sundance Film Festival on January 25, 2015 in Park City, Utah. (Photo by Larry Busacca/Getty Images)

Nëse rokeri i njohur do të kishte pranuar rolin e djaloshit famëkeq T-1000 në Terminator 2, i luajtur nga Robert Patrick, ky film do të dukej krejtësisht ndryshe.

Pak kush e dinë se në këtë film është dashur të paraqitej Billy Idol gjersa këtë informacion e dha aktori Patrick.

Ky i fundit deklaroi se të drejtën që të paraqiten në këtë film e fitoi në saje të një fatkeqësie të rokerit, i cili pësoi atëbotë një aksident me motoçikletë.

Billy Idol (Getty Images)

“Roli i T-1000 ishte i destinuar për Billy Idol. Kam parë figurën e tij kur shkova në Sten Winston, i cili ishte përgjegjës për efekte speciale”, tha fillimisht.

“Fatkeqësisht, Billy pësoi një aksident trafiku duke vozitur me motoçikletë, ku theu këmbën, kështu që ishte fizikisht i paaftë për ta bërë atë”, tha Robert në një intervistë me Heat Vision.

Theksojmë se filmi është xhiruar para 27 vjetëve, ku në rolin kryesor është paraqitur Arnold Schwarzenegger. /Telegrafi/