Site icon Telegrafi

Robert Hot merr mandat të ri në Odën Ndërtimore të Maqedonisë

Më shumë se 450 kompani, anëtare të Odës Ndërtimore të Maqedonisë pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, në asamblenë vjetore njëzëri i ndanë mandat të ri Robert Hot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndërtimtari edhe më tej është një nga motorët e rritjes ekonomike. Projektet e reja ndërtimore për ndërtimin e pjesëve nga rrugët e shpejta së bashku me planin që edhe më tej të ndërtohen rrugl lokale presim të kontribuojnë për rritjen e mëtutjeshme. Projektet kapitale janë shumëvjeçare dhe për ta është siguruar konstruksion financiar, që jep siguri”, tha Hot, pasi mori mandatin e ri.

Vitin e kaluar, Këshilli i kryetarëve të odave ekonomike si rezultat i aktiviteteve, angazhimeve dhe iniciativave të Odës Ndërtimore në ndryshime të caktuara ligjore të cilët kontrubuan për stabilitet në sektorin e ndërtimtarisë reflektuan edhe në degë tjera ekonomike, e shpalli Odën e Ndërtimtarisë për odë të vitit 2015./Telegrafi/

Exit mobile version