Site icon Telegrafi

Robert De Niro zbulon rolin e tij të preferuar gjatë gjithë karrierës: Kjo do të thotë shumë për mua

Robert De Niro

Robert De Niro, si një nga fytyrat më të njohura të Hollywoodit, njihet për klasikët si “Mean Streets” dhe “Taxi Driver”, por edhe për filmat e fundit si “The Irishman”.

Gjatë gjithë karrierës së tij, De Niro realizoi disa nga veprat më të rëndësishme në bashkëpunim me një prej regjisorëve më të mëdhenj amerikan, Martin Scorsese.

“Scorsese si regjisor ka një vizion të qartë kur bëhet fjalë për regjinë dhe e drejton filmin në atë që beson se është i drejtë. Përveç kësaj, ai është gjithmonë shumë mbështetës për aktorët.

Mendoj se kam qenë me fat që kemi punuar kaq shumë herë së bashku”, tha De Niro në një intervistë të vitit 2015.

De Niro filloi të bashkëpunonte me emra të suksesshëm në industrinë e filmit si Brian De Palma qysh në vitet 1960, përpara se të fillonte bashkëpunimin e tij me Scorsese në vitet 1970. Partneriteti i tyre rezultoi në filma si “Mean Streets”, “Taxi Driver” dhe “New York”.

Gjatë një interviste të vitit 2015, De Niro veçoi filmin e tij të preferuar dhe rolin që kishte luajtur deri në atë moment.

“Nuk më pëlqen të zgjedh vetëm një film më të mirë, por do të veçoj një që do të thotë shumë për mua. Është një ribërje e filmit italian të vitit 1990, “Everybody’s Fine”.

Filmi u drejtua nga Kirk Jones. Megjithëse filmi nuk pati një sukses komercial, De Niro ishte krenar për pjesëmarrjen e tij dhe veçoi rolin në të si të preferuarin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version