Site icon Telegrafi

Robert De Niro kthehet në rolet mafioze: Është publikuar trailer-i i filmit të tij të ri “The Alto Knights”

Robert De Niro

Robert De Niro i rikthehet roleve mafioze në filmin e ri “The Alto Knights”, i cili së shpejti do të ketë premierën.

Në filmin e ardhshëm gangster “The Alto Knights” nga Barry Levinson, De Niro luan dy bosët e mafias – Vito Genoves dhe Frank Costello.

Filmi ndjek dy nga bosët më famëkeq të krimit të organizuar të New Yorkut teksa luftojnë për kontrollin e rrugëve të qytetit.
Dikur miqtë më të mirë, xhelozia e vogël dhe një sërë tradhtish i sjellin ata në një konflikt vdekjeprurës që do të riformojë mafien përgjithmonë.

Në film luajnë edhe Debra Messing, Cosmo Jarvis dhe Katherine Narduccisvi.

A mund të luajë De Niro dy shefa mafiozësh po aq efektivisht sa luan një? Do ta zbulojmë kur të dalë filmi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Robert De Niro

Filmi i ri “The Alto Knights” bazohet në rivalitetin e vërtetë mes dy mafiozëve amerikanë.

Premiera e filmit është planifikuar për 25 mars 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version