Telegrafi

Robert De Niro ia ndalon hyrjen Donald Trumpit në restorantet e tij

Aktori i gjithanshëm Robert De Niro është një kundërshtar i zëshëm i Donald Trump që kur mori detyrën e Presidentit të SHBA-ve.

Por, duket se tani është përshkallëzuar edhe më tepër grindja mes tyre sa që aktori ia ka ndaluar presidentit hyrjen në restorantet japoneze që i posedon ai.

Kur u pyet se kë nuk e ëndërron ta sheh në “Nobu”, ai ka thënë të parin e shtetit amerikan.

“Nuk më intereson çfarë i pëlqen. Nëse do të vinte në një prej restoranteve të mia – do ta nxjerrja jashtë”, tha De Niro.

Theksojmë se 74-vjeçari dhe kuzhinieri i mirënjohur botëror, Nobu Matsuhisa janë partnerë biznesi që nga viti 1994.

Restoranti vepron – ndër të tjera – në Los Angeles dhe Malibu, ku ushqimi kryesor është sushi.

Ndryshe, aktori është duke punuar në projekte të ndryshme filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/