Telegrafi

Robert De Niro flet pas lëndimit në këmbë: Dhimbja ishte e mundimshme

Robert De Niro është në gjendje të mirë shëndetësore pas lëndimit që pësoi në këmbë disa ditë më parë.

De Niro, 77 vjeç, lëndoi një nga muskujt e këmbëve ndërsa ishte në xhirime të “Killers of the Flower Moon” të Martin Scorsese në Oklahoma.
“Unë vetëm u rrëzova’, tha De Niro në një intervistë me IndieWire.

“Dhimbja ishte torturuese dhe tani unë duhet ta rregulloj atë. Por kjo ndodh, veçanërisht kur plakeni, duhet të jeni të përgatitur për gjëra të papritura”.

Robert De Niro (Foto: Getty Images)

Për fat të mirë, fituesi dy herë i ‘Oscar’ sqaroi se lëndimi i tij është ‘i menaxhueshëm’.

De Niro vazhdoi gjithashtu të përshkruajë rolin e tij në film si blegtor.

Lexo po ashtu Robert De Niro lëndon këmbën, por jo gjatë xhirimeve të filmit “Killers of the Flower Moon”

“Unë nuk lëviz shumë, falë zotit. Kështu që ne do të arrijmë”, vazhdoi ai.

Robert De Niro (Foto: Getty Images)

Të enjten, Robert u kthye në New York për të marrë kujdes mjekësor për lëndimin e tij, raportoi revista People.

Filmi do të shfaqet në AppleTV + dhe bazohet në librin jo-trillues të shkruar nga gazetari David Grann, i cili u botua fillimisht në 2017.
De Niro do të luajë së bashku me Leonardo DiCaprion, 46 vjeç, i cili ka rolin e Ernest Burkhart – nipi i Hale.

Filmi përfshin vitet 1920 në Oklahoma dhe do të zhytet në vrasjet misterioze serike të anëtarëve të pasur me naftë të Osage Nation – një ngjarje që shkaktoi një “hetim të madh të F.B.I. që përfshinte J. Edgar Hoover”. /Telegrafi/

Robert De Niro (Foto: Getty Images)