Aktori i famshëm Robert De Niro, ka qenë një nga kundërshtarët publikë të Donald Trump.
Ai e kishte cilësuar atë madje edhe kafshë.
Dhe De Niro nuk ka ndryshuar mendje as pas zgjedhjes së tij president.
Madje, duke folur në një intervistë për Jimmy Kimmel, De Niro tha me ironi se mund të transferohet në Itali për të jetuar pas zgjedhjes së Trump president, duke qenë se ka edhe shtetësi italiane.