Site icon Telegrafi

Robert Berisha vuri në pozicion të papërshtatshëm Roza Latin pasi tha se në trupin e tij ndikon seksi

Muzikanti i shndërruar në këngëtar, Robert Berisha, ka folur për mënyrën e jetesës së tij.

Ai është shumë i komentuar për shkak të suksesit në muzikë, por edhe dukjes së tij mjaft atraktive.

Për emisionin “Why Not” që drejtohet nga Roza Lati, Roberti foli rreth influencave në jetën e tij dhe çka ndikon që ai të ketë një figurë mjaft të zhvilluar trupore.

Ai përpos stërvitjeve në fitnes thotë se ndikon shumë seksi dhe ushqimi.

“Mendoj se është gjenetika dhe mënyra si jetoj. Ushqimi, palestra dhe seks sa më shumë. Ujë sa më shumë dhe gjumë pasdite”, theksoi Roberti.

Roza Lati e vënë në pozicion të papërshtatshëm pasi potencoi se seksi i ndihmon këngëtarit, vuri bllokun e shënimeve mbi kokë.

“Është sport zemër”, theksoi Roza pas pohimit të Robertit.

Roberti po shijon martesë të lumtur me Norën. Ata kanë një vajzë të vogël, Reneen. /Telegrafi/

Exit mobile version