Site icon Telegrafi

Robert Berisha: Vdekja mendon se mund të të largojë nga unë, por ti gjithnjë do të jetosh në kujtesën time

Kanë kaluar vetëm katër ditë që nga vdekja e nënës së këngëtarit të njohur, Robert Berisha.

Lajmin e kishte ndarë me ndjekësit vet muzikanti, kurse në postim shkruante, “Për ty me shkrua kam shumë, por po e lë me kaq”.

Derisa shkrimet rreth saj kanë qenë të vazhdueshme nga ana e Berishës, ai ka bërë një tjetër dedikim ditën e sotme (e mërkurë).

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Roberti ka ndarë sërish një fotografi krah të ëmës në InstaStory, përmes së cilës tregon se ndjen mall për të.

Lexo po ashtu Robert dhe Patris Berisha njoftojnë se ka ndërruar jetë nëna e tyre

“Vdekja mendon se mund të të largojë nga unë. Por nuk mundet, ti gjithnjë do të jetosh në kujtesën time. Më mungon”, ka shkruar ai.

Thuhej se nëna e Robertit, Teuta, vuante prej vitesh nga një sëmundje. /Telegrafi/

Exit mobile version