Site icon Telegrafi

Robert Berisha: U ndava nga Sinani, sepse më jepte vetëm 10 përqind të fitimeve (Video)

Këngëtari shqiptar Robert Berisha për një kohë të gjatë ka punuar si DJ personal i këngëtarit të njohur Sinan Vllasaliu, duke u kujdesur për të gjitha detajet e orkestrës së tij nëpër koncertet, dasmat, apo ahengjet e ndryshme.

Megjithatë ky bashkëpunim i tyre përfundoi në vitin 2016, ku Roberti tashmë ishte i gatshëm të fillonte vet karrierën e tij si këngëtar solo, gjersa ka edhe një arsye tjetër se pse u nda nga Sinani.

Në emisionin festiv “Prive Reallity” gjatë darkës së yjeve, i pyetur nga kolegu Blero se pse përfundoi ky bashkëpunim, Roberti potencoi se arsyeja e ndarjes kanë qenë fitimet, ngase Sinani për gjithë punën e madhe që bënte Roberti, i jepte vetëm 10 përqind të fitimeve.

Berisha tha se të gjithë këngëtarët paguajnë DJ-t e tyre personal kogja mirë, ndonëse shumica këndojnë “playback”, gjersa ai te Sinani kujdesej vet për gjithë orkestrën që gjithçka të ishte perfekte në këndimin ‘live’, dhe në fund pagesa nuk ishte aq e knaqshme.

Tashmë Roberti është duke krijuar karrierën e tij artistike solo, teksa ka filluar edhe të mbajë koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version