Këngëtari Robert Berisha prej disa ditësh është duke qëndruar në karantinë në konviktet e studentëve në Prishtinë.
Kjo ngase me t’u kthyer nga Turqia ai së bashku me të tjerët që udhëtuan atë ditë janë izoluar në qendrën e studentëve në mënyrë që të parandalojnë përhapjen eventuale të virusit vdekjeprurës.
I njëjti gjatë ditës së sotme ka njoftuar se nesër do t’i nënshtrohet testit për coronavirus.
“Nesër testin ishalla negativ se kështu boll pozitiv jam”, ka shkruar krahas imazhit 42-vjeçari.
Ndërkohë pas kthimit nga Stambolli dhe vendosjes në konvikte, Roberti kishte reaguar përmes rrjeteve sociale për mungesën e kushteve bazë për të qëndruar aty, i cili më pasi kërkoi falje duke sqaruar situatën emocionale në të cilën ndodhej.
Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur gjithsej në 125, 10 prej tyre janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë.
Vetëm mbrëmë u identifikuan 13 raste, 11 prej të cilave ishin nga fshati Topanicë i komunës së Kamenicës. /Telegrafi/