Ndër këngëtarët që kujdeset mjaft shumë për pamjen e vet, që të jetë çdoherë pranë tendencave të fundit të modës, Robert Berisha, ka shpalosur një prej vendimeve që ka marr së fundmi në emisionin të Radio KFOR-it, “Keni kërkuar – Dëgjoni”.
Berisha ka treguar, se nuk do konsumoj më pije alkoolike, me qëllim të përkushtimit ndaj familjes së tij të përbërë nga këngëtarja Nora Istrefi dhe vajza e tyre Renee.
Përveç kësaj, gjatë muajit mars, Berisha do sjell edhe projekte të reja, pas angazhimeve të shumta që kishte këtë sezonë, transmeton Telegrafi.
Ai bëri bujë të madhe me deklaratën rreth prishjes së marrëdhënieve me këngëtarin e mirënjohur Sinan Vllasaliu.
Roberti potencoi se arsyeja e ndarjes kanë qenë fitimet, ngase Sinani për gjithë punën e madhe që bënte Roberti, i jepte vetëm 10 për qind të fitimeve. /Telegrafi/