Telegrafi

Robert Berisha nxit dyshimet për ndarje nga Laureta Maqedonci – fshin të gjitha fotot me të në Instagram

Një ndër çiftet më të komentuara të momentit në mediet rozë janë padyshim këngëtari Robert Berisha dhe partnerja e tij e re, Laureta Maqedonci.

Pak muaj më parë çifti dolën publikisht madje këtë verë shijuan edhe pushime romantike në bregdetet shqiptare dhe së fundmi në Turqi.

Dyshja ishin pothuajse të pandashëm ndërsa nuk munguan fotografit e përbashkëta në rrjete sociale dhe dedikimit për njëri-tjetrin.

Foto: Instagram/Arkiv

Por, së fundmi këngëtari dhe moderatori ka nxitur dyshimet se mund të jetë ndarë nga e dashura, kjo sepse në llogarinë e tij në Instagram nuk figuron asnjë foto me Lauretën.

Ndërkohë, vet Laureta ka fshirë llogarinë e saj të Instagramit duke i forcuar dhe më shumë këto dyshime.

Foto: Robert Berisha/Instagram

Mbetet të shihet nëse dyshja përfundimisht kanë ndarë rrugët vetëm pak kohë pasi bën publike romancën.

Lexo po ashtu Mbajti koncert në karrocë pas aksidentit, Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci shijuan nga afër performancën e Ibrahim Tatlisesit

Roberti ndërkohë po vazhdon të jetë i angazhuar me mbrëmje muzikore teksa kohën e lirë ia kushton vajzës së tij, Renee. /Telegrafi/

Foto: Instagram/Arkiv