Telegrafi

Robert Berisha, një tjetër këngëtar shqiptar që ka marrë vaksinën ndaj coronavirusit

Robert Berisha është një tjetër këngëtar i estradës shqiptare që ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi që ka shpërndarë me fansat në InstaStory.

Derisa ndodhet prej disa ditësh në Ulqin, ai tregon se është vaksinuar në po të njëjtin vend.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

“Vaksina e coronavirusit”, ka shkruar ai.

Artisti i mirënjohur ndërkaq shfaqet me një maskë të bardhë derisa ka zbuluar edhe momentin e marrjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Robert Berisha

Krahas Berishës, vaksinën për COVID-19 deri më tani e kanë marrë edhe çifti Mozzik e Loredana, këngëtarja Era Istrefi dhe stilisti Valdrin Sahiti.

Roberti nga ana tjetër po vazhdon të jetë shumë i angazhuar me mbrëmje e ahengje muzikore, që pas lirimit të masave.

Ai po ashtu është shumë i fokusuar edhe në emisionin e tij argëtues “Robi plaket kur don vet”. /Telegrafi/