Këngëtari i njohur, Robert Berisha, vazhdon të të qëndrojë i mbyllur në karantinën e improvizuar në Konviktet e Prishtinës.
Ndërkohë, gjatë gjithë këtyre ditëve sa ka qenë i izoluar, Berisha ka ndarë vazhdimish me ndjekësit imazhe të ndryshme nga qëndrimi i tij në konvikt.
Së fundmi, ai vendosi të publikojë për ndjekësit një video të shkurtër, përmes së cilës tregonte se si po i kryente ushtrimet në kushte karantine.
“50 herë nga katër seri, qëndroni në shtëpi dhe ushtroni, të fala nga konvikti numër tetë”, shkroi këngëtari në mbishkrimin e videos.
Roberti përndryshe njihet si një prej meshkujve me trupin më të tonifikuar në estradë.
E krejt kjo duket se vjen si pasojë e kujdesit të tij që t’i kryejë ushtrimet me rregull, pavarësisht angazhimeve apo situatës në të cilën ndodhet. /Telegrafi/