Telegrafi

Robert Berisha në krah të Zana Berishës në promovimin e koleksionit të ri nga Mr. Rex

Foto: Mr. Rex/Instagram

Këngëtari Robert Berisha shquhet si një prej meshkujve më tërheqës të estradës.

Duke pasur një fizik të shkëlqyer, Roberti jo të pakta i ka ofertat edhe për të promovuar produkte dhe për të pozuar si modele.

Së fundmi, ai ka pozuar për koleksionin më të ri të veshjeve nga stilisti i njohur vendor, Mr. Rex.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha mund të shihet duke pozuar krah modeles bukuroshe Zana Berisha, para aparatit fotografik të Veton Osmanit.

Edhe pak ditë, Mr. Rex do të publikojë koleksionin e plotë, dhe pjesë e fotografive do të jenë po në vazhdimësi emrat e lartëpërmendur. /Telegrafi/