Site icon Telegrafi

Robert Berisha: Mos më quani më Roberti i Norës

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Robert Berisha, është një ndër personazhet më të përfolur për momentin për shkak edhe të marrëdhënies së tij me Nora Istrefin.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel, gjersa edhe këtë herë nuk ka ngelur pa u përmendur ish-bashkëshortja e tij.

Roberti ndër tjerash ka folur edhe për faktin se shumë e konsiderojnë dhe e quajnë Roberti i Norës dhe siç është shprehur nuk i pëlqen të ketë këtë epitet.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi

“Unë jam pianist i diplomuar në Akademi të Muzikës. Djali i Tomorr Berishës, kompozitor. Axha im është Bajram Berisha, producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Që ta dinë të gjithë ata se thonë Roberti i Norës, jo. Roberti është i Tomorr Berishës”, është shprehur Berisha.

Ndarja e tij me ish-partneren muajve të fundit ka qenë një nga temat më të diskutuara dhe e tillë vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme.

Lexo po ashtu Roberti e befason Norën me mesazhin e veçantë në emision: Nora dhe Renee ju gjithmonë do jeni rruga e jetës sime

Përkundër këtyre, ish-çifti ruajnë raporte mjaft të mira dhe ajo që i mban më pranë njëri-tjetrit është vajza e tyre, Renee.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Në anën tjetër, dyshja momentalisht janë shumë të fokusuar në karrierë, teksa po punojnë në prurje të reja muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version