Janë bërë një vit që nga vdekja e nënës së këgëtarit të njohur shqiptar, Robert Berisha.
Ajo vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë teksa këtë kohë është përkujtuar vazhdimisht nga i biri.
Artisti dhe prezantuesi ditën e sotme (e diel) ka shpërndarë një postim për ta përkujtuar të ëmën në njëvjetorin e vdekjes.
“Një vit pa ty nëna ime”, ka shkruar ai.
Të shumta kanë qenë ngushëllimet që ka pranuar në komente nga miqtë e fansat që mban.
Roberti siç edhe ka treguar nëpër intervista kishte një lidhje shumë të ngushtë me nënën e tij.
Berisha në anën tjetër po vazhdon të jetë i angazhuar në karrierën profesionale, e tani edhe si moderator. /Telegrafi/