Këngëtari i njohur Robert Berisha ka komentuar aludimet e ngritura prej vitesh në publik, se ai e mori famën nga ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.
Në një intervistë të fundit, Roberti mohoi kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se karriera e tij muzikore ka filluar shumë më përpara se lidhja me Norën.
“Unë në vitet ’92-’93 kur kam dalë në skenë, kur kam dalë në xhirimet e vitit të ri, nuk kishte as YouTube, as rrjete sociale, asgjë”, tha ai gjatë emisionit ‘Dheze Mikrofonin’.
“Janë thënë shumë herë që unë e kam famën prej Norës. Nora ka qenë vetëm pesë vjeçe kur unë kam dalë në skenë”, shtoi ai.
Megjithatë, Roberti pranoi se Nora Istrefi ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e tij, veçanërisht në Shqipëri.
“Që ma ka dhënë një të shtyrë, po, sidomos në Shqipëri”, tha ai, duke vlerësuar ndikimin pozitiv të Norës në karrierën e tij muzikore. “Mua për në Shqipëri më ka dhënë një të shtyrë aq të mirë, e falënderoj përjetësisht”.
Ndërsa të dy kanë ndjekur rrugë të ndara pas ndarjes së tyre, respekti dhe mirënjohja e ndërsjellë për kontributin në karrierat e njëri-tjetrit mbetet e dukshme. /Telegrafi/