Site icon Telegrafi

Robert Berisha flet edhe për këngën e re që do ta huazojë (Video)

Me shumë zhurmë, Robert Berisha nisi rrugëtimin prej këngëtari.

Marrë parasysh traditën e tij muzikore në familje, një këngë si “Made In Albania” nga shumëkush u vlerësua si jo e duhur për të. Për më tepër, komentet negative u shtuan kur doli që kjo këngë është e huazuar nga Rumania.

Këngëtari tregoi menjëherë se kënga është huazuar me marrëveshje, duke sqaruar se nuk është blerë e drejta autoriale, por është bërë një shkëmbim këngësh.

Të gjitha komentet, përshirë edhe kritikat, për Robertin kanë shërbyer vetëm si motivim.

Për të mos mjaftuar me kaq, Berisha do të sjellë një tjetër këngë të huazuar nga tregu muzikor bullgar.

Këngëtari tha se nuk është ende i sigurt nëse kënga e dytë do të jetë pikërisht kjo këngë e huazuar, apo ndonjë baladë.

Një material ku Roberti flet gjerësisht për muzikën, vajzën e Norën, e sjellim ditëve tjera në KTV.

Exit mobile version