Telegrafi

Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci me pushime në Meksikë

Këngëtari dhe tashmë prezantuesi i njohur, Robert Berisha, prej kohësh po shijon një lidhje dashurie me modelen Laureta Maqedonci.

Çifti, të cilët bënë publike lidhjen muaj më parë, momentalisht ndodhen në pushime.

Dhe si destinacion kanë zgjedhur një vend të veçantë të quajtur Tulum, i cili gjendet në Meksikë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë autori i “Robi plaket kur don vetë” që ka shpërndarë disa imazhe përkrah partneres në InstaStory.

Lexo po ashtu Robert Berisha me të dashurën shijojnë pushimet në Turqi

Ata duket se po kalojnë një periudhë të mrekullueshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Foto: Screenshot/Instagram

Berisha më parë ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur të skenës, Nora Istrefi.

Me krijuesen e hitit “Anna” kanë bashkë një vajzë të quajtur, Renee. /Telegrafi/