Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre një muaj më parë, gjegjësisht në shtator.
Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha dhe partneren e tij, blogeren Laureta Maqedonci.
U raportua se ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik dhe mes tjerash edhe përmes vëmendjes nga portalet ajo që ka bërë që në çift të lindin mospajtimet e para.
E vetëm një muaj më vonë duket se dyshja janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet së fundmi prezantuesi shqiptar me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory.
Ai ndau një imazh duke mbajtur dorën e një femre, ku shkruante: “Majtas & Djathtas përgjithmonë”.
Kjo ka bërë që të mendohet rikthimi i tyre pasi i ka theksuar shkronjat ‘L dhe R’, që nënkuptojnë Laureta Robert.
Nora Istrefi nga ana tjetër në një intervistë dhënë në “Më lër të flas” nuk e përjashtoi mundësinë e ribashkimit me ish-bashkëshortin. /Telegrafi/